Proces i qetë zgjedhor në Gllogjan

Procesi i votimit në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan ka nisur me kohë dhe po zhvillohet pa ndonjë problem. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtoresha në këtë shkollë, Lumnije Avdiaj.
Avdiaj ka deklaruar se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se deri më tani procesi është i qetë dhe i rregullt.
“Gjithçka ka filluar mirë dhe po vazhdon mirë. Presim që deri në përmbyllje të votimit, qendrës tonë këtu në Gllogjan “Heronjtë e Dukagjini8t” të përmbyllet me rezultat të mirë dhe të suksesshëm për të gjithë”, deklaron Avdiaj.
Avdiaj ka theksuar se ndonëse nuk kanë tavoline informuese, materialin e kanë marrë me kohë
Edhe qytetarët e intervistuar janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor, duke shpresuar për rezultate pozitive nga këto zgjedhje.
Qytetari Rasim Isufaj tha se pret një proces të rregullt.
“Gjitha të mira presim (nga këto zgjedhje)…çdo gjë pa u prishur ndonjëherë, asnjë gjë nuk ildiset aty bëhet mirë. Urime të gjithëve, dhe urime festat”, thotë Isufaj.
Ndërkaq, Jakup Hamzaj theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional pas zgjedhjeve
Edhe qytetari, Dëshrim Selmanaj pret më të mirën për vendin pas rezultateve të zgjedhjeve.
Ndërsa, sipas KQZ-së të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet e sotme të parakohshme janë hapur me kohë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në orët e hershme të mëngjesit janë shpërndarë me kohë të gjitha materialet zgjedhore, përfshirë edhe fletëvotimet.
